Rrushja ka qenë kohët e fundit mes dy zjarreve nëse mund t’i quajmë kështu situatat e krijuara mes saj, Astritit dhe Dritanit.
Të dy djemtë kanë shfaqur pëlqim për Rrushen dhe konkurrentja e PërPuthen jo pak herë është vënë para vështirësisë.
Së fundmi në nje përballje me Dritanin, Rrushja u desh të përjetonte një nga situatat më të sikletshme që mund t’i ndodhte. Ajo thirri Dritanin me emrin e Astritit e sigurisht kjo gafë nuk u prit mirë nga konkurrenti.
“Edhe kur flet me mua e ke mendjen te ai. Si do të ndiheshe po ta beja unë diçka të tillë,” u shpreh Dritani.
Rrushja kërkoi vazhdimisht falje, por sidoqoftë situata e krijuar shkaktoi mjaftueshëm tension.