Mbremjen e djeshme, ne Torino te Italise u mbajt finalja e ‘Eurovision 2022’ ku u shpall fituese Ukraina.
Perpos shume polemikave, nje reagim duket se ka ardhur dhe nga kengetarja e vendit tone, Ronela Hajati.
Menjehere pas shpalljes se fituesit, Ronela ka reaguar nepermjet nje postimi ne ‘Twitter’ me mbishkrimin ‘WTF’, duke lene te kuptohet se nuk eshte i te njejtit vendim me ate te ‘Eurovision’.
Wtf?
— Ronela Hajati (@RonelaHajati) May 14, 2022
Gjithashtu ajo i referohet dhe faktit qe sipas televotimit duhet te ishte kualifikuar por juria e ‘vodhi’.
Ronela mbështeti publikisht përfaqësuesen e Spanjës duke e cilësuar si fituese.
Ukraina fitoi Eurovision me këngën “Stefania” nga Kalush Orchestra. 40 shtete votuan duke nxjerrë në vend të parë Mbretërinë e Bashkuar me 283 pikë, e ndjekur nga Suedia me 258 pikë, Spanja me 231 pikë dhe Ukraina me 192 pikë.
Megjithatë, votat e publikut ndryshuan gjithçka. 439 pikë për Ukrainën, bënë që ajo të renditet në vend të parë me një diferencë të dukshme pikësh.