Në verën e vitit të kaluar Rina Balaj dhe Sin Boy u bënë kryetemë e mediave për shkak se dyshohej për një fund të lidhjes së tyre dy vjeçare.
Dyshimet për këtë lindën pasi dyshja fshinë nga rrjetet sociale fotot me njëri tjetrin e disa javë më pas ishte Rina ajo që konformoi ndarjen.
Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kishim dëgjuar asgjë nga çifti, mirëpo ditën e sotme ka nisur të qarkullojë një video nëpër rrjet.
Në të shihen Rina dhe Sin Boy duke bërë foto me disa fansa në rrugë, ndërsa nga veshja dhe flokët e Rinës mund të themi se nuk është një video e vjetër.
Gjithashtu, pak orë më parë reperja tregoi se Shën Valentini nuk e ka gjetur vetëm tek ka postuar foto me trëndafila dhe dy gota me verë të kuqe.
Kujtojmë se një postim në profilin zyrtar të Sin Boy pak ditë më parë trazoi rrjetin, pasi thuhej se reperi ka ndërruar jetë. Megjithatë lajmi nuk u besua aspak si nga mediat greke ashtu dhe nga ndjekësit e tij.