Ronela Hajati nuk arriti që të shkojë në finale të Eurovisionit.
Pas kësaj, kritikat ndaj kengetares kane qene te shumta, një prej tyre e kishte edhe nga Albërie Hatërgjonaj, te pakten keshtu po diskutohet.
“Me këtë (Rona Nishliun) nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen”.
Por e ftuar “Në kurthin e Piter Pan”, Albërija tha se nuk ka asgjë kundër Ronelës, por mendon se nëse Alban Ramosaj do kishte fituar “Festivalin e Këngës” do kishte prekur finalen e “Eurovision”.
“Janë dyndur portalet për diçka që nuk e kam thënë. Do ta them shumë sinqerisht mendimin tim. Albani, si pikë e parë, është nipi im, fëmija im. Ajo këngë u rrit në familje. Po të kishte fituar Albani festivalin, të paktën do hynte në finale (Eurovision)”, tha me bindje këngëtarja, teksa sa i përket Ronelës shtoi: “Asnjëherë nuk kam qenë kundë Ronelës. Ronelën e vlerësoj shumë si artiste, unë e kam uruar dhe i uroj më të mirat e botës. Megjithatë, unë isha për Albanin.”
Ndryshe, ajo foli edhe për Trixën, ku tha se gjithë familja janë sharë pas daljës së saj nga Big Brother.