Edicioni i parë i Big Brother Vip në Shqipëri ka qënë shumë i suksesshëm. Personazhet që morën pjesë rrëmbyen menjëherë zemrat e publikut duke u kthyer në qendër të vëmendjes.
Mirëpo kohët e fundit në rrjet kanë qarkulluar lajme se BBV do të zhvillohej edhe në Kosovë, por ende nuk ka asnjë detaj për zhvillimin e tij.
Publiku është tepër kurioz se kush do ta moderojë këtë program.
Moderatorja e njohur kosovare, Elita Rudi ka bërë së fundmi një bisedë me ndjekësit e saj, ku shumë pyetje lidheshin me kureshtjen e tyre nëse moderatorja do të ishte pjesë e atij formati si opinioniste apo moderatore.
Elita dha një përgjigje të prerë “Jo” ndërsa përgjigja tjetër pasuese lë të nënkuptuar se ende asaj nuk i është propozuar ndonjë ftesë e tillë dhe nuk është në dijeni nëse ka nisur përzgjedhja për të caktuar prezantuesin.
“Pse është caktuar prezantuesi”, shkruan me habi Elita.
Megjithatë ndjekësit vzhdojnë të shprehin dëshirën që moderatorja bukuroshe ta prezantojë këtë format të shumëpritur prej tyre.