Një bisedë e Artës me Julianën ka ngritur dyshimet se kjo e fundit ka lënë një lidhje pezull jashtë shtëpisë së BBVK, mesa u kuptua me reperin Noizy.
Juliana u shpreh se ka kaluar 4 muaj me të, por para hyrjes në BBV ai i ka thënë t’a vazhdojë lojën sikur të jetë single.
Mirëpo, sërish Juliana ka pritur një shenjë nga reperi gjatë qëndrimit të saj në izolim.
Pak ditë më parë, në shtëpi kanë mbërritur veshje nga brandi i Noizyt dhe një tufë me trëndafila të kuq.
Juliana mendoi se veshjet ishin për të si një shenjë nga ana e Noizyt, pasi ata të dy i kanë dizenjuar vetë, mirëpo u zhgënjye kur i pa të veshura nga banorja tjetër, Mbresa.
Ndërsa përsa i përket trëndafilave, Juliana u konfuzua pasi nuk kishte asnjë pusullë për të kuptuar nëse ishin apo jo nga Noizy.
Në bisedë e sipër, Juliana shtoi dhe situatën me Stresin me të cilin ai nuk ka folur për 10 vjet por së fundmi janë bërë shok.
Vlen të shtohet se ajo nuk përmendi emrin e reperit, por fakti që u shpreh për veshjet e tij që hyjnë në shtëpi dhe përplasjet me Stresin për 10 vjet, gjithë dyshimet të çojnë tek Noizy.
Mirëpo, gjatë spektaklit të sotëm Juliana tregoi se është shumë vonë për personin jashtë që të dergojë sinjale pasi ajo tashmë është në një lidhje me Atdheun e dyshja madje shkëmbyen puthjen e tyre të parë para pak ditësh.