U perfol se sigurimi e nxorri me force nga restoranti pas nje sherri ne Bruksel, reagon per here te pare Don Xhoni

Ditën e sotme në mediat rozë po qarkullon një lajm në të cilin thuhet se reperi i njohur Don Xhoni ka bërë sherr në një lokal në Bruksel.

Ky moment po bën xhiron e rrjetit, teksa vihet re që reperi i revoltuar është nxjerrë me forcë nga sigurimi.

Sipas burimeve, Don Xhoni nuk është përplasur fizikisht, por e gjithë situata ka degjeneruar në fyerje dhe ofendime.

Ndërkohë, ne nje diskutim ekskluziv me gazetaren e “Abcnews”, reperi i mohoi zerat duke thënë se nuk ka pasur asnjë problem me askënd në Bruksel.

Me pas, ai ben nje reagim ne InstaStory ku sqaron se ne fakt kane qene pjestaret e stafit te tij qe kane patur nje mosmarreveshje dhe Don Xhon eshte perpjekur t’i qetesoje.