Albi Dhima u largua nga “Për’puthen” pasi Alesja, vajza për të cilën ishte deklaruar i dha fund takimeve me të.
I ftuar së fundmi për të folur për rrugëtimin e tij në program, Albi foli edhe lidhur me disa lajme që kanë qarkulluar në rrjete sociale.
Ish-konkurrenti ishte i pranishëm në finalen e “Big Brother Vip” duke bërë tifo për Donaldin.
E pikërisht kjo ishte ajo që u përfol si arsyeje e mundshme e penalizimin nga programi.
“Duartrokisje për Donaldin. Mendon që pas këtyre duartrokitjeve të ka thënë Olsa dil nga programi?”, i tha Renaldo Sharka.
Albi i mohoi keto zera duke u shprehur:
“Jo, jo, nuk ka lidhje fare. Ne jemi njerëz të rritur, njerëz të përgjegjshëm dhe gjithsecili ka të drejtën e vet. Madje realisht, jo për çështje furçash, unë jam person që jam shumë mirënjohës dhe realisht duhet të jem shumë mirënjohës dhe falenderues sepse më është dhënë një mundësi që jo të gjithëve mund t’u jepet. Rrugëtimin nuk ta përcaktojnë tjerët, por e bën vetë”