Duket se marrëdhënia mes motrave Hoxha dhe vëllezërve Veshaj është më shumë se bashkëpunimi profesional. Këtë po e tregojnë çdo ditë e më shumë.
Më herët, Donaldi ndau në Instastory një video, ku shfaqej duke trembur Lorin.
Ndërsa, sot, ai ka bërë një tjetër shaka. Aktori ka veshur një bluzë, ku emrit të Lorit i ka vendosur një vizë në mes, duke lënë të kuptohet zgjedh Sarën.
Donaldi thotë se për të bërë këtë veprim e ka detyruar Sara.
Ndërkohë, Lori nga ana tjetër e ka cilësuar një tradhëtar.
“Tradhëtar ngele”, ka shkruar ajo, shoqëruar edhe me emoji e një gjarpri.