Në vend që të pakësohen, thyerjet e rregullave në BBV sa vijnë e shtohen.
Pas rastit më të fundit ku 4 banorët, Olta, Luiz, Armaldo dhe Kristi u “ndëshkuan” nga “Vëllai i madh” sepse diskutuan nominimet, një tjetër thyerje ka ndodhur pas prime-it të djeshëm.
Thyerja e rregullave ka ndodhur nga banorja më e re e shtëpisë, Ermiona Lekbello.
Teksa po debatonte me Oltën, Ermiona i ka treguar në mënyrë ironike aktores se “pëlqehet shumë jashtë”.
Debati mes vajzave ndodhi pas një komenti të Oltës ku u shpreh se në dhomë vjen era këmbë.
“Në vend që të thuash më fal, bën kot si kryeneçe, kot fare. Vazhdo se e ke shumë mirë, se të gjithë njerëzit atje jashtë po të pëlqejnë shumë. Njerëzit duhet të jenë me këmbë në tokë. As pjatat e tua nuk i lan. Dua të shoh që të bëhet edhe punë nga bërthama , me qenë se i kemi me zhul këmbët. Nuk kam parë njeri të pastrojë nga bërthama. Do ta shikojmë VIP-in, na bëjnë si “boss-a” aty. Nesër mos të vijë fare të më konfrontojë se nuk kam nerva”– tha Ermiona e revoltuar.