Gjatë intervistës që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Vani Gjuzi foli gjithashtu dhe për ndjesitë si baba.
Vani është bashkë prej një viti e gjysmë me ish konkurrenten e “Love Story”, Engjëll Lengo, të cilët janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Këngëtari tregoi gjithashtu se si janë njohur bashkë.
Vani rrëfeu se në fillim ajo nuk kishte besim por me kalimin e kohës, kur u njohën më mirë, gjërat ndryshuan. Ai tha se ndihet i bekuar pasi ka në krah personin e duhur për të.
“Nuk e njihja, e pashë te Love Story. Pashë që shumë njerëz po flisnin mirë për të. U bë sebeb dikush, unë kërkova që ta takoja.
Personi kishte një foto me Engjëll dhe thashë sa e bukur kjo vajza. Nuk e njeh më tha është filanja? S’e kisha ndjekur emisionin. Nuk kishte pikë besimi. I jap të drejtë deri dikur sepse shikojmë se çfarë bëhet në industrinë e muzikës. Hezitonte por kur dolën, pimë kafe dhe u takuam, pa që ky qenka i veçantë”, tha ai.
Duke folur për përjetimet si baba, ai tha:
“Do të tregoj një detaj që më ka bërë përshtypje. Deri para dy vitesh kur qanin kalamajt nuk duroja dot. Jo më larg se sot kur po rregullohesha, po qante një fëmijë dhe se di se pse po e shikoja, u kënaqa. Është shumë e shenjtë kjo gjëja. Por e përjetoj, mezor po e pres.”