Stresi habit me deklaratën: “Në Big Brother VIP Kosova ka fantazma, i kam dëgjuar”

Duket se deklaratat e Stresit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” nuk kanë të mbaruar.

Teksa po diskutonte me banorët, një moment ai i cuditi të gjithë kur u shpreh se në shtëpinë e BBVK ka fantazma.

Biseda:

Stresi: Natën e parë jam zgjuar keq, edhe në mëngjes.

Gresa: Një natë kemi parë të gjithë ëndrra të këqija, të gjithë.

Stresi: Unë mendoj që ka fantazma këtu brenda. Jo ka. Për Zotin ka. Kam vënë re që vijnë na shohin edhe ikin, na afrohen shumë. A i ke dëgjuar sipër? Ka, unë e di.

Kujtojmë se pak ditë më parë reperi kërkoi të largohej nga programi, por pasi u qetësua tregoi se ishte një ngarkesë emocionale duke vendosur të vazhdojë garën.