Altin Shira ka qenë gjithnjë një nga këngëtarët më të dashur nga publikun për vite me rradhë, mirëpo pas pjesmarrjes në “Big Brother VIP” ai ka marrë akoma më shumë vëmendje.
Mëngjesin e sotëm Shira ishte i ftuar në një intervistë për “Wake Up”, ku tregoi se pasi këndoi në dasmën e Luizit dhe Kiarës, i janë rritur akoma më shumë kërkesat dhe komentet pozitive në rrjetet sociale.
“Unë dasma kam pasur gjithmonë dhe koncerte, unë atë punë kam. Ka pasur intensitet më tepër, ka pasur por ne marrim aq sa mund të mbajm, dhe kjo ka limitin e vet. Një ditë u fokusova duke i parë, se ne nuk kemi shumë kohë, po i shikoja aq sa mundem, absolutisht asnjë koment negativ, vetëm pozitiv.”
Këngëtari u pyet gjithashtu për konkurrentin e tij të preferuar, ku sigurisht përgjigjia e tij ishte Luizi.
“Po pse më pyesni mua kur ju e dini është Luizi dhe ju e dini, Ai është vetvetja, djalë i shkathët, inteligjent, më pëlqen se dhe luan. Më pëlqen dhe Kiara“– tha Shira.
Këngëtari shtoi gjithashtu se nëse do të ketë një dasmë të vërtetë të dyshes jashtë shtëpisë, ai do të kendojë kundrejt asnjë pagese për ta.