Shifra marramendese! Vipat me te paguar nga Beatrix te Ledri Vula, Romeo dhe Donald kryesojne listen!

Sezoni veror ka nisur zyrtarisht e bashkë me të edhe sezoni i punës për artistët shqiptar. Pas 2 vitesh që artistët thuajse qëndruan pushim prej pandemisë, kjo verë është totalisht e prenotuar për ta.

Por duket se rritja e çmimeve, ka prekur edhe artistët.

Ndonëse shifrat rrallë herë janë bërë publike në formë zyrtare, kjo gjë vazhdon të dëshmohet më së miri me jetën luksoze që bëjnë, përfshirë edhe klipet e pushimet e tyre që tashmë ekspozohen më së shumti përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarët si Tayna, Ledri Vula Ghetto Geasy, Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Mozzik, Meda e shumë të tjerë, janë ndër emrat që pëlqehen më shumë nga publiku për të cilët thuhet se paguhen mjaft mirë.

Lidhur me këtë, në muajin nëntor, ish-menaxheri Drin Zatriqi, kërkoi nga Qeveria e re që të rregullohet edhe tatimi i estradës duke publikuar edhe çmimet për ca artistë që përfitojnë nga koncertet.

Çmimet për disa artistë për një koncert:

Tayna 8.000 – 12.000 euro

Ledri Vula 8.000- 10.000 euro

Capital T 6.000 – 8.000 euro

Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro

Dhurata Dora 6.000-7.000 euro

Noizy 6.000 – 8.000 euro

Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro

Meda: 6.000 – 7.000 euro

Labinot Tahiri – 5.000 euro

Sinan Vllasaliu – 5.000 euro

Ramadan Krasniqi – Dani – 5.000 euro

Fero 3.000 – 4.000 euro

Rina Balaj 3.000 – 4.000 euro

Gjiko 3.000 – 4.000 euro

Në showbizzin shqiptar, rekordin për këtë verë e mbajnë vëllezërit Veshaj. Pas daljes nga Big Brother, Donaldi dhe Romeo kanë nisur karrierën edhe në muzikë, duke marrë mbështetjen e të gjithë publikut.

Kështu ata, së bashku me Elgit Dodën kanë një verë komplet të prenotuar, ku do të paguhen deri në 8 mijë euro për një koncert.

Surpriza e kësaj stine është padyshim Beatrix, që është shndërruar ndër artistet më të paguara kohët e fundit.

Pas këngëve të reja dhe popullaritetit që i dha historia në Big Brother, Beatrix do të marrë nga 3 deri në 5 mijë euro për koncerte që do të mbajë përgjatë verës.

Aktualisht këngëtarja e njohur po punon për të tjera këngë dhe përgjatë sezonit do të jetë në clube të ndryshme, ku do të performojë së bashku me Dafina Zeqirin dhe partnerin e saj, Dj Geek.