Mbrëmjen e djeshme është transmetuar puntata finale e programit “Zemër Luana”, ndaj ishte menduar një realizim ndryshe.
Në këtë puntatë pa të ftuar, ishte vetë Luana me dy kapitenët e saj që u vunë përballë sfidave dhe pyetjeve pikante.
Një prej këtyre pyetjeve për Besin dhe Olsin ishte të tregonin se cila ishte dhurata më e shtrenjtë që u kanë bërë partnereve të tyre.
Olsi tregoi se i ka blerë Eglit një makinë me çmimin €22.000, ndërsa Besi u shpreh se gjithashtu i ka bërë dhuratë Xhensilës një makinë “Range Rover Velar” të fundit, mirëpo nuk pranoi të jepte një çmim.
Gjithsesi, me një kërkim të shpejtë rezulon se kjo makinë ka vlerën e një çmimi rreth €57.000.