Serbët “sulmojnë” Mozzik pas udhëtimit të tij në Mekë! Reagon ashpër reperi

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ndodhet këto ditë me vizitë në Arabinë Saudite.

Ai ka vizituar qytetin e shenjtë, Medinën, teksa ka bërë edhe vizitën e radhës në Mekë.

Mozzik ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fotografi nga vizita e tij, duke treguar se ka ngelur i mrekulluar nga vendi i shenjtë.

Mirepo reperit i ka ndodhur e papritura pas këtyre postimeve.

Mozzik ka bërë disa deklarata në profilin e tij ku shprehet se po merr mijëra mesazhe nga ndjekës serb të cilët po i bllokojnë fotot në Instagram dhe kjo pas fotos së tij në vendin e shenjtë islam.