Bukuroshja Almeda Abazi është nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. Ajo nuk nguron që herë pas here në rrjetet sociale të ndajë foto dhe të video të Alinës dhe Efeanit.
E pikërisht fëmijët duket se i kanë rënë në sy vazhdimisht një ndjekëse, e cila i ka dërguar mesazhe të shumta të pakëndshme.
‘’Të hëngshin macet Alina”, i ka shkruar ajo në një video ku vajza e Almedës shihet duke luajtur me mace.
“Sa e shëmtuar”, i ka shkruar në një foto të saj dhe “Fëmijë i poshtër” në një foto të djalit.
Këto mesazhe që e kanë habitur Almedën, ajo i ka nxjerrë duke i bërë share, por ka habitur me reagimin e saj të qetë.
“Hahahahahahah po pse?”, i është përgjigjur modelja me qetësinë që e karakterizon.