Einxhel dhe Dagz janë bërë prindër për herë të parë pak muaj më parë.
Mbrëmjen e djeshme ata kanë qenë për herë të parë pjesë e “Zemër Luana”, ku janë bërë pjesë e lojërave dhe pyetësorëve të ndryshë.
Një ndër pyetjet ka qenë përsa i përket kuptimit të emrit që kanë përzgjedhur për djalin e tyre, Trev.
Einxhel ka shpjeguar edhe pse njerëzit e kanë marrë si një emër të huaj, në fakt është emër shqiptar.
“Trev është copa jonë, është bashkimi në një Kosovë-Shqipëri”, ka shpjeguar çifti, duke nënkuptuar se emri do të thotë që përmbledh pikërisht trevat shqiptare.