Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka biseduar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me të cilin ka diskutuar për invazionin rus në Ukrainë dhe punën e përbashkët në OKB për rezolutën e miratuar kundër agresionit rus.
Zelenskyy ka shkruar se e vlerëson ndihmën e Shqipërisë në këto kohë të vështira.
“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Biseduam për luftën kundër pushtuesit rus. Diskutuam punën e përbahkët në OKB. E vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këto kohë të vështira. Ne po bëjmë gjithçka që ta përfundojmë luftën”, ka shkruar Zelensky.
[epic_block_28 first_title=”Lexo edhe:” number_post=”2″ post_offset=”4″ include_category=”517″]
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërmuese para tre ditësh rezolutën kundër agresionit rus, të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA
Had a phone conversation with Prime Minister @ediramaal. Spoke about the fight against Russian invaders. Discussed joint work within . We appreciate the practical help and support of Albania in this difficult time. We are doing everything to end the war. #StopRussia
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 5, 2022