Këngëtarja e njohur Adele ka rrëfyer eksperiencën e saj me ankthin, por teksa ajo po e përjetonte keq këtë periudhë të jetës së saj, fansat po e gjykonin për rënien e menjëhershme nga pesha duke mos e kuptuar se ajo po vuante me shpirt.
Të shtunën ajo foli për ‘Desert Island Discs’ duke sqaruar situatën.
Ajo u shpreh se shumë keq pasi disa fansa u ‘tradhëtuan’ nga humbja e saj në peshë.
“Kishte disa njerëz të tjerë që u ndjenë shumë të tradhtuar nga unë,” tha ajo për Radio 4.
Këngëtarja tha se “ndihej tmerrësisht keq” që disa njerëz e morën personalisht ndryshimin e saj në pamje.
“Ndihesha tmerrsisht keq për disa njerëz që mendonin se komentet e të tjerëve mbi peshën time po ndikonin tek shëndeti im”
Këngëtarja e njohur zbuloi se humbi rreth 100 kilogramë gjatë dy viteve, pasi ajo “u bë mjaft e varur” nga ushtrimet pas divorcit të saj me Simon Konecki.
“Ndodhi për shkak të ankthit tim. Mendoja se duke bërë ushtrime, thjesht do të ndihesha më mirë. Asnjëherë nuk dëshiroja të humbja në peshës, por të bëhesha e fortë dhe t’i jepja vetes sa më shumë kohë larg telefonit tim”, përfundon Adele.