Plasi! Kim Kardashian ben komentin e papritur ne postin e Kanye West, e nxjerr ‘bllof’ para miliona ndjekesve

Kim Kardashian ka komentuar në një postim të ish-bashkëshortit të saj Kanye West në rrjete sociale.

Ylli televiziv ka kërkuar që Kanye të ndalojë së përhapuri gjëra të pavërteta duke e nxjerr “blof” para të gjithëve.

“Të lutem ndalo me këtë rrëfim, sapo ishe këtu këtë mëngjes dhe more fëmijët për në shkollë,” komentoi themeluesja e “KKW Beauty” në postimin e fundit të reperit.

Kardashian, la komentin disa minuta pasi West, postoi një foto të çantës së shkollës së vajzës së tyre 8-vjeçare North, të stolisur me figura të portreti të prindërve të saj dhe një aliene.

“Kjo ishte në çantën të vajzave të mia kur më ‘lejuan’ ta shihja javën e kaluar”, shkroi interpretuesi i “Gold Digger” në mbishkrimin e fotos.

“Kjo është arsyeja pse unë përpiqem kaq shumë për familjen time, unë jam i detyruar të mbroj familjen time me çdo kush si prift i shtëpisë sime, mos u shqetëso, Northy Zoti është ende gjallë”, tha reperi.

Përgjigja e Kim erdhi një ditë pasi West postoi një video në të cilën ai foli përsëri për lejimin e North të postonte në TikTok nga Kim, shkruan PageSix.

Ai më vonë pretendoi se i dashuri i ri i yllit televiziv, Pete Davidson, përmes mesazheve me të po “mburrej” se ishte “në shtrat me gruan e tij”.

Ylli i “Saturday Night Live”, i cili nuk ka Instagram, më pas postoi nga Instagrami i shokut të tij Dave Sirus pamje nga biseda e tij me West për të pastruar emrin e tij.