Përflitej se u nda nga e fejuara për shkak të Elhaidës, reagon për herë të parë Lediani

Romanca mes Elhaidës dhe Ledianit është kritikuar jo pak nga publiku, nisur nga fakti që balerini në nisjen e spektaklit disa javë më parë ishte në një tjetër marrëdhënie.

Për herë të parë ka reaguar vetë Lediani, i cili tha se ndjenja është shumë reale.

“Nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase. Edhe kur është dhënë videoja, kemi menduar të ndajmë një copëz dhe pjesën tjetër ta mbajmë për vete. Kjo është shumë reale, e ndjejmë njëri-tjetrin dhe kaq!”-tha ai.