Pas një dekade, artistja e njohur shqiptare do të kurorëzojë dashurinë në martesë

Për një kohë të gjatë ka qenë tejet “hermetike” për jetën e saj private, por së fundmi, Leonora Jakupi na dha një lajm shumë të bukur

Artisja shqiptare do të martohet në vitin 2023! E ftuar në “Favorit” këngëtarja ka konfirmuar lidhjen e saj të dashurisë të cilën ka preferuar ta mbajë gjithmonë larg syrit mediatik.

Madje Leonora nuk është shfaqur kurrë publiksht së bashku me partnerin.

E pas kaq shumë kohësh çifti duket se janë gati që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë në martesë dhe ne po presim me padurim të shohim një nuse të bukur si Leonora.