Javët e fundit ishin plot tension e dramë për Gerard Pique dhe Shakira.
Dyshja u ndanë mes shumë thashethemeve e lajmeve për tradhti duke u shndërruar në personat më të përfolur të momentit.
Raportet e fundit nuk e tregojnë qendërmbrojtësin në një ditë të mirë të tij.
Sipas Socialite, katalanasi u përball me Jordi Martin, një fotograf i njohur i shtypit, madje i theu celularin.
Programi i prezantuar nga Maria Patino zbuloi dëshminë e Martinit dhe, sipas tij, Pique nuk e pranoi në mënyrën më të mirë shtypin që e ndiqte.
Martin ishte ndër paparacët që po përpiqeshin të merrnin imazhe të futbollistit dhe ai pësoi nga zemërimi i ish-partnerit të Shakirës.
“Ai hodhi celularin tim në tokë dhe u nis me makinën e tij, ai theu disa drita të kuqe”, tha Martin.
Mesa duket Pique gjithashtu ka fyer edhe paparacët e pranishëm, shkruan Marca.
“Kur Jordi e pyeti në aeroport, ai u zemërua përsëri”, raportoi Telecinco.
Mbetet për t’u parë nëse, ndryshe nga kohët e fundit, Pique vendos të japë anën e tij të historisë.
As Shakira nuk po kalon një kohë të mirë. Në ditët e fundit, këngëtares iu desh të telefononte ‘Mossos d’Esquadra’ pasi dy përndjekës pikturuan mbishkrime në shtëpinë e saj.