Vellezerit Veshaj shpesh kane qene ne qender te vemendjes ne mediat roze dhe kjo jo vetem per karrieren e tyre, por dhe per ndarjet dhe ribashkimet me partneret e njohura per publikun.
Pervec marredhenies se Donaldit me Boren, prej kohesh po perflitet dhe ndarja e Aleksia Peleshit nga Romeo Veshaj.
Per kete teme, e ftuar sot ne “Wake Up” ka qene pikerisht Aleksia.
Në rrëfimin e saj, ajo pranoi se nuk ka qenë kurrë e dashuruar me Romeon dhe e quan thjesht një gabim.
“Unë i kam rënë pishmanit që kam folur kaq shumë për jetën time deri tani, sepse nuk kanë njerëzit pse të dinë gjithçka. Por çfarë u bë, u bë. Unë kam reflektuar dhe kuptova që nuk kam qenë ndonjëherë realisht e dashuruar, kam qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë në krah që më do verbërisht sepse nuk e kisha provuar si ndjesi, apo me idenë e të krijuarit një familje sa më shpejt, por kurrë e dashuruar me një person. Kështu që ngelet për ta provuar edhe dashurinë. S’ma ka bërë zemra ‘bam’ ende.”
Kjo deklaratë e Aleksias duket si një hakmarrje kundër Romeos, duke parë që aktori vlonjat e ka kaluar shumë lehtë ndarjen dhe nuk ka thënë kurrë asgjë për lidhjen e tij.