Pas mungesës së Balina Bodinakut si opinioniste e “Big Brother VIP”, fshihet diçka mjaft serioze!

“Big Brother VIP Albania” hapi portat e sezonit të dytë mbrëmjen e 24 dhjetorit, ku pjesë e saj u bënë 15 personazhe të njohur.

Mirëpo, përpos ndryshimit të ambientit, ajo që u vu re ishte se ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë herë krah Arbër Hajdarit si opinionist nuk ishte Balina Bodinaku por Zhaklin Lekatari.

Por pse ndodhi ky ndryshim? Burime pranë “Noa.al” kanë zbuluar se prej disa ditësh Balina ndodhet e shtruar në gjendje të rëndë dhe është ende duke u rikuperuar nga një pneumoni serioze.

Kujtojmë se pak më parë Balina u pyet nëse do të jetë sërish opinioniste e “BBV” ku nuk e përjashtoi mundësinë.

Mund të kenë filluar bisedat për sezonin e dytë, por ende nuk kemi asgjë”- u shpreh Balina duke mos dhënë më shumë detaje