Pas lajmeve për ndarjen, Fero dhe Arbenita reagojnë për herë të parë duke vendosur pikat mbi “i”

Prej disa javësh është përfolur për një ndarje të mundshme mes modeles Arbenita Ismajli dhe reperit Fero.

Shkak për këtë u tha se u bë një video e Arbenitës ku bëri publik një mesazh nga ylli i futbollit Neymar e menjëherë pas kësaj dyshja as nuk ndiqeshin më në rrjete sociale.

Por duket se ata jo vetëm që janë bashkë, por marrëdhënia mes tyre është më mirë se kurrë.

Çifti i ka kaluar së bashku festat e fundvitit dhe ishte Arbenita ajo që postoi një foto me partnerin pranë pemës së Krishtlindjes.