Pas gjithë zhurmës, zbulohet bashkëprezantuesja e Arbana Osmanit në festival

Festivali i Radio Televizionit Publik Shqiptar do të ngre sot siparin.

Janë 26 artistët që garojnë këtë vit, por një nga pjesët që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë prezantuesja e këtij festivali.

Në një mini intervistë në Instagram, Arbana Osmani ka zbuluar se nuk do të jetë e vetme në bashkëprezantim, por do të ketë edhe një shoqëruese.

Ditën e sotme, burime për Kryefjala kanë bërë të ditur emrin e artistes që do ti bashkangjitet Arbanës në prezantim.

Bëhet fjalë për aktoren e njohur, Olta Daku.

Mesa duket Olta do të ngacmojë herë pas here publikun dhe artistët me batutat e saj pikante.

Kjo periudhë ka qenë e ngjeshur me ngjarje për artisten e njohur, pasi më larg se mbrëmë ajo interpretoi krah Gent Zenelajt në komedinë “Çertifikata e martesës”.