Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku.
Mirëpo, gjatë këtyre ditëve në media po qarkullon një vendim gjykate që duket se e përfshin reperin në një akuzë më shumë se të rëndë.
Bëhet fjalë për mashtrim të një të miture duke e gënjyer se do ta bënte këngëtare dhe pjesë të spoteve të tij dhe kundrejt kësaj ai ka abuzuar seksualisht me të miturën dhe madje duke e droguar me substanca narkotike.
E teksa gjatë gjithë këtyre ditëve është pritur një reagim nga Gjiko, më në fund erdhi.
Teksa padyshim është detyrë e çdo artisti të sqarojë publikun që e mbështet dhe e ndjek, reperi ka vendosur vetëm ditë pak minuta më parë të reagojë me anë të një Instastory duke treguar anën e tij të së vërtetës dhe duke e mohuar kategorikisht këtë akuzë dhe duke u shprehur se e vërteta do të dalë në pah.
E padyshim pritej dhe një reagim nga Elita duke treguar mbështetje për partnerin e saj e vetëm pak më parë e morëm një të tillë.
Teksa ka shpërndarë një video ku duket me reperin në makinë, bukuroshja shfaqet duke i puthur dorën dhe duke treguar mbështetje të plotë ndaj partnerit të saj. Kështu ka zgjedhur prezantuesja të reagojë ndaj komenteve negative në rrjet.