Pjesëmarrja në “Dancing With The Stars” përveç se një aventurë shumë e bukur, i dhuroi Elhaida Danit “trofeun” më special: dashurinë.
Të premten e kaluar, këngëtarja dhe partneri i saj në kërcim, balerini Ledian Agallijaj, konfirmuan publikisht romancën e tyre me një puthje romantike.
E duket se marrëdhënia e tyre po ecën me hapa të shpejtë. Përmes postimeve në Instagram, kuptuam që çifti kaluan Krishtlindjet në Shkodër me familjarët e Elhaidës.
Këngëtarja ka postuar një video ku shfaqen të dashurit e saj të zemrës.
Ndërsa balerini postoi një foto ku duket pedonalja e Shkodrës.
Mesa duket Elhaida dhe Lediani janë prezantuar edhe me familjet dhe ne na mbetet të presim për hapin e rradhës në lidhjen e tyre.