Gjatë ditës së djeshme, një deklaratë ofenduese e Amos Zaharias për Luizin dhe Kiarën u bë virale në rrjet.
Teksa po debatonte me Luizin, Amosi iu shpreh me fjalët: “Krisu tani ti edhe ajo putana jote“, referuar Kiarës.
Fjala ofenduese e Amosit nuk u dëgjua nga Luizi pasi situata do kishte përshkallëzuar më keq.
Mirëpo, mes reagimeve të shumta në rrjet, lidhur me deklaratën e Amosit ka reaguar së fundmi mikesha e Kiara Titos, Liesa Haxhiasllani.
Teksa ka postuar një foto në rrjetin e saj social, Instagram, Liesa shprehet: “Kjo është qytetaria? Ky është fjalori që duhet të përdoret nga një “artist” që pretendon të jetë shembull? Kio është “elita”? Pa fjalë…”, shoqëruar me videon ku Amosi ofendon ciftin.