Zhaklin Lekatari i është rikthyer debatit mbi virgjërinë që nisi me Fifin gjatë javës së kaluar. Në një postim në rrjetet sociale ajo shkruan se virgjëria është konstrukt fetar, social, kulturor por jo shkencor.
Në statusin e saj në Instagram, Zhaklina shton se duke qenë se liria e Fifit për të thënë tr*plliqe, cënon të drejtat e vajzave dhe grave, atëherë nuk është e lirë të flasë.
Ajo përmend edhe Dalina Buzin që thotë se bashkë me Fifin e çdo grua tjetër që e mendon veten si objekt, nuk duhet të rrisin stigmën dhe standartet e dyfishta duke burgous sipas saj vajzat dhe gratë.
“Mosnjohja e anatomisë bazike të trupit të gruas, ka sjellë pasoja të mëdha, politike, historike, njerëzore sociale. Virgjëria është konstrukt fetar, social, kulturor por jo shkencor. Virgjëria duke mos ekzistuar nuk përcakton moralin e askujt dhe mbi të gjitha nuk ka pse të ruhet. Nuk ruajmë dot diçka që nuk ekziston.
Prandaj Fifi, Dalina, Katerina e çdo grua që e mendon veten si objekt, mjaft rritët stigmën dhe standartet e dyfishta dhe mjaft kontribuat në burgosjen e vajzave dhe grave. Për sa kohë liria e Fifit për të thënë tr*plliqe, cënon të drejtat e vajzave dhe grave, atëherë nuk është e lirë të flasë. Kë ndodhet kufiri? Te bonsesni dhe etika, te liritë e individit dhe jo skllavërimi i tij ne shek 21.