Këngëtari i njohur latin, Maluma do të vijë për herë të parë në Shqipëri për të mbajtur koncert në Tiranë.
Koncerti madhështor do të mbahet në 14 mars në Sheshin Nënë Tereza, pasi është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë. Puna ka nisur për të ngritur skenografinë në sheshin “Nënë Tereza”.
Maluma do të qëndrojë në Tiranë vetëm pak orë. Menjëherë pasi të mbarojë perfomancën e tij, ai do të largohet, duke mos kaluar asnjë natë në Tiranë.
Ndërkohë që në vendet e tjera të Europës, ai ka zgjedhur të kalojë të paktën 1 natë.
Nuk dihet ende shuma egzsakte që ai do të marrë nga ky event, ndonëse në informacionin që jepet për artistin, thuhet se pagesat për të nisin nga 600 mijë dollarë deri në 1.5 milionë dollarë.
Bileta për të ndjekur Malumën live do të kushtojë 6000 lekë në rreshtat e parë, dhe 4500 lekë në rreshtat e mbrapme.
Biletat thuajse janë shitur të gjitha që para 2 vitesh, kur koncerti u anulua për shkak të pandemisë. Ka gjithashtu edhe bileta 1 mijë euroshe që janë shitur për ata që duan ta takojnë këngëtarin nga afër.