Në sy të banores, Kelly nxjerr bllof Jozin: “Shave babain e Loredanës nga familja…” (Video)

Një debat i ashpër ka ndodhur së fundmi mes Kellyt dhe Jozit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Debati nisi teksa ata po flisnin për marrëdhënien mes Jozit dhe Loredanës, moment në të cilin Jozi theksoi se mes tyre është krijuar respekt i ndërsjellë.

Megjithatë, Kelly e ndërpreu duke e akuzuar se e kishte sharë babain e Loredanës, kur ai erdhi për ta surprizuar në shtëpi. Kjo deklaratë ndezi një përplasje mes tyre.

Pjesë nga debati:

Jozi: Kemi krijuar respekt.
Kelly: Ore ti kur i erdhi prindi, ça e shave nga robt aty nëpër dhëmbë.
Jozi: Kë shajta nga robt unë, çfarë po flet? A je në terezi?
Kelly: E ke videon, mo zemra, se ke dalë dhe jashtë! Ke dalë dhe jashtë, mor burrë, mos më qesh mua.

Në këtë moment, produksioni ndërhyri duke paralajmëruar Kellyn: “Kujdes mikrofonin.”

@bigbrothervipalbania24 #CapCut #gjestioffical🧸 #albania #gjesti #kosova #bigbrothervipalbania #bigbrothervipkosova #fyp #jozi #loredana ♬ original sound – Big brother vip Albania 4

Pas ndërhyrjes, Kelly propozoi që, nëse ai kishte gabuar, Loredana të dilte dhe të shihte videon për të vërtetuar situatën.