Konkurrenti i “Për’puthen”, Mevlan Shaba, ka folur në emisionin e “Shqipëria Live” për projektin e ri muzikor që do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin, Mandi Nishtullën.
Konkurrenti tha se në klip do të jetë edhe opinonisti i programit të “Për’puthen”, Arjan Konomi.
Moderatori e ka ngacmuar këngëtarin duke e pyetur se sa e ka paguar opinonistin për të qenë pjesë e saj ndërsa ky i fundit është përgjigjur se pjesëmarrja e tij është në mënyrë shoqërore.
“Arjanit i japim dreka dhe darka çdo ditë. Nuk ka pasur lidhje me pagesën ka qenë thjesht diçka shoqërore”, u shpreh ai.
Suksesi i tij në muzikë duket se po ecën goxha mirë kohëve të fundit madje Mevlani zbuloi se ka konkurrentë të programit të cilët i kanë kërkuar të marrin pjesë në klipet e tij por ai i ka refuzuar.
Gjithashtu ai shtoi se tashmë po mendon se i ka ardhur koha që ai të gjejë një partnere.
Gazetari: Kaq shumë sa po të kërkojnë a ke frikë se mos do të qëndrosh vetëm?
Mevlani: Qëndron deri diku dhe ajo që the pasi mendoj se ka ardhur dhe koha të marr dhe unë një drejtim. Besoj që ka ardhur momenti që dhe unë të gjej një partnere.