Shume nga konkurentet e Perputhen realizuan kenge sipas deshires se tyre, disa thjesht per kenaqesi, ndersa te tjere si Melisa apo Mevlani per tu bere pjese e tregut muzikor shqiptar.
Fakti qe konkurentet filluan te realizonin kenge u be disi i zakonshem per publikun, por nuk pritej kenge edhe nga konkurentet e Perputhen 40.
Luli dhe Cimi ishin dy personazhet te cilet publikuan kengen e tyre me titullin “Sta jap”. Disa e gjykuan kete kenge si te tepert dhe ekstravagante per moshen e tyre, ndersa disa te tjere ishin dakort se perpos moshes, njeriu duhet te ndihet i ri ne shpirt dhe te veproje i lire.
Kengen e pare e degjuam, por nuk na e priste mendja per nje te dyte.
Kjo eshte kenga e re e Luljetes e cila titullohet “Luje” dhe nga teksti duket se i shkon shume per shtat karakterit te saj moskokcares.
Per me shume degjojeni vete!