Në shkurt të vitit 2020, Iva Tiço deklaroi se e ka gjetur dashurinë e jetës. Gazetarja foli për herë të parë për partnerin, duke zbuluar se ai është gjerman.
Ndërkohë së fundmi me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo ka zbuluar se partneri i ka propozuar për martesë.
Gazetarja e njohur me anë të një serie fotosh tregoi se dje, në “arratisjen” e Shën Valentinit me partnerin e saj, ka marrë edhe propozimin për martesë nga ai, duke tregur unazën.
Megjithatë Tiço duket se ka pasur vërtetë emocione, sepse thotë që nuk mban as nëse tha “Po”, as nëse mori ndonjë pyetje.