Dea Mishel dhe Amos po shihen nga banorët e tjerë si një nga romancat që mund të krijohen brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Ata e kanë komentuar shpesh marrëdhënien mes tyre, duke u shprehur se do të shkonin shumë bashkë si një çift.
Mirëpo, si e mendojnë vetë dy protagonistët situatën e tyre?
Ata kanë biseduar ditën e sotme me njëri tjetrin për atë çka mund të lindë mes tyre, por duket se nuk shihet asnjë shenjë shprese nga Dea.
“Mos i analizo kaq shumë gjërat që them unë. Mos u merr kaq shumë me mua Amos. Mos u merr me mua më mirë. Të vlerësoj shumë si njeri, bisedat bashkë, janë ndër pjesët më të këndshme të të qendruarit këtu por mos u merr me mua.”-i tha ajo Amosit.
Kurse aktori u shpreh se disa gjëra të Dea Mishel i janë dukur si mesazhe. Gjithsesi, deklaroi se nuk është futur në BBV “për të gjetur nuse.”
“Mendoj që je njeri sido që të jetë i rezervuar dhe ma ke thënë këtë nëpërmjet gjërave që i thua gocave tjera përshembull që unë pres që të vij dikush te unë. Nuk analizoj por më është dukur se duke thënë ca gjëra ke thënë ca gjëra të tjera, o ke çuar ca mesazhe”.-u shpreh Amosi.