Në puntatën e rradhës të “Pardon My French” ka qenë i ftuar Gentian Zenelaj.
Aktori ka treguar detaje rreth shfaqjes teatrale “Shtëpiakë të dëshpëruar” dhe projekteve të reja që do të sjellë.
Krahas këtyre Genti u ndal edhe tek një nga miqtë e tij që aktualisht ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Amos Zaharia.
“Amosi është miku im, e thërrasim Amoxh me përkëdheli. Unë situatën e Amosit e kam përjetuar jo mirë. Unë e urrej ‘bad vibe’, atë energjinë negative. Nisa ta shikoj sepse ishte Amosi, Genti, Herioni dhe Olta, pra disa aktorë por pati edhe disa skena që mua nuk më pëlqyen. Lexoja komentet dhe pashë një dyndje te njerëzit me komente negative. Amosi mund të bëjë humor të zi por ka një mani njerëzish që shkojnë deri tek mallkimet dhe më pas u distancova sepse kjo jep energji negative. Amosin nuk e kanë parë dhe e njohin vetëm nëpërmejet ekranit”, u shpreh Genti.
Genti tregoi se kur Amosi ju tregoi për ftesën nga BBV, ai i kishte thënë të mos futej.
“Erdhi na takoi dy ditë para se të futej i thashë mos u fut. Në mënyrë pragmatiste kishim projekte të lëna përgjysëm dhe nuk na bënte mirë që të largoheshe. Jam shmangur nga këto, ai është një djalë i lexuar, ka një humor të zi me nëntekst”.
Genti është ndalur dhe te prirja që publiku ka për të shprehur gjithë kohës negativitet, e madje sipas tij, për tu shqetësuar është periudha pasi loja të përfundojë dhe Amosi të përballet me komentet jashtë.
“Shoh një dëshirë shumë të madhe për të goditur. Aktorët janë natyra egocentrike dhe produksioni ka guxuar që të fusë brenda shumë aktorë. Një produksion i tillë i bën që të ulen në tokë. Atje nuk e di unë si do të isha. Me çfarë kuptoj unë aty duhet të jeshë palë nuk mund të jesh neutral. Ata janë akoma në kërkim të akordit, duhet të gjesh ritmin. Më shqetëson ‘post’ Big Brother pra kur ai të dalë dhe të përballet me këtë situatën. Ne duhet të na heqësh komentet, nëse produksioni do t’i bëjë komentet off gjithçka do të jetë perfekt”.
Ndërsa përsa i përket pyetjes që bëhet shumë shpesh, se, a ka Amosi një lidhje jashtë, Genti zgjodhi të mos e komentojë.