Pak kohë më parë motra e Teas, Maria Trifoni, bëri një reagim publik në Instagram-in e saj, ku hodhi poshtë fjalët që qarkullonin për një pëlqim të Teas ndaj Luizit.
Përsa i përket kësaj deklarate, ajo ka dhënë një shpjegim ditën e sotme teksa ka qenë pjesë e panelit të “Big Brother VIP Fan Club”.
Maria jo vetëm që i qëndroi sërish mendimin të saj se Tea nuk ka pëlqim për Luizin, por shtoi se ky i fundit ka më shumë pëlqim për Tean sesa për Kiarën.
“Tea analizon në fillim, pastaj futet. Ndryshe nga Luizi. Ndaj nuk kanë patur kimi. Pas këngës që performuan bashkë këtë javë u duk se çdo gjë ndryshoi. Folët vetëm për Tean, por të njëjtat veprime bën dhe Luizi. Si shokë janë shumë komodë dhe flasin për gjëra të ndryshëm. Nëse Luizi do kishte disa kufij, do ishin shokë të mirë. Nuk mendoj se Luizi ka ndonjë qejf të madh për Kiarën. Thjesht e filloi lojën ashtu dhe do e vazhdojë tani. Tea i është afruar që në fillim kur Luizi nuk kishte kaq shumë bujë. Nuk besoj se po i afrohet që të marrë më shumë vëmendje. Tea nuk mban mëri edhe pse Luizi e ka zhgënjyer. Besoj se do afrohen. Ata kuptohen shumë mirë dhe u shkon shumë mirë biseda. Gjithsesi, kjo varet nga Luizi.”– tha motra e Teas.