Moderatorja e “Style Star”, Kiara Tito ka zbuluar se është e gatshme për të hyrë në “Big Brother Vip”.
Në një intervistë që dha për “T7”, Kiara iu përgjigj pyetjes nëse ka marrë ftesë për t’u bërë pjesë e reality show-t.
“Për këtë vit? Jo s’është e vërtetë, akoma nuk e kam marrë por nëse do ta merrja do, besoj se po. Gjithmonë e gatshme për sfida.”, tha Kiara duke shtuar se nëse do të merrte një ftesë zyrtare do ta shqyrtonte seriozisht.
Kujtojmë që Kiara sapo ka mbyllur sezonin e dytë të spektaklit të humorit, Style Star.
Edhe ky sezon rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm. Ndryshe nga sezoni i parë, këtë vit pati dhe konkurrentë djem, njëri prej të cilëve u shpall fitues.
Choixx, konkurrenti nga Kosova triumfoi përballë 3 finalistëve të tjerë, Ingrid, Kleopatra dhe Elisjana.