Puntatën e djeshme Luana Vjollca bëri mbylljen e edicionit të parë të programit “Zemër Luana”, i cili rezultoi shumë i suksesshëm.
Përpos shikueshmërisë së lartë nga teleshikuesit e Tv Klan, programi i Luanës arriti të thyejë rekorde edhe në rrjetet sociale.
Pothuajse çdo puntatë ka kaluar shifrën e 1 milion klikimeve ne YouTube, ndërsa qarkullonin edhe video të shumta të programit në rrjetet e tjera sociale.
Mirëpo, pas këtij suksesi Luana nuk e kurseu një thumb për Top Channel.
Në mbyllje të programi, moderatorja thirri në skenë çdo person që ka punuar për realizimin e emisionit dhe u shpreh:
“Për hir të së vërtetës ja dolëm me të gjithë skepticizmin se ky program nuk do të funksiononte në as edhe një logo tjetër!
Faleminderit televizioni Klan për të gjithë mbështetjen tuaj? Faleminderit që më bëtë të ndihem si në shtëpinë time!”