Në një intervistë me “Natën me Aulonën”, aktorja Esmeralda Metka, e njohur si Cubi, u pyet në lidhje me marrëdhëniet.
“E di që nuk do të flasësh për marrëdhëniet, por unë do të flas për marrëdhëniet në përgjithësi, pa e ditur se kush është ai” i tha moderatorja Aulona Musta.
Cubit siç duket nuk i pëlqeu përemri vetor i përcaktuar dhe shtoi: “Mund të jetë dhe ‘ajo’. Jetojmë në një botë të lirë.”
Reagimi i Aulonës la të nënkuptuar se ajo nuk e priste përgjigjen e aktores, por gjeti rastin që të vinte në dukje se duhen shmangur përcaktime të tilla kur pyetet dikush.
“Të thashë, unë jam me shumë surpriza,” shtoi Cubi duke qeshur.