Mes Bora Zemanit dhe Arbana Osmanit, ja kë zgjedh Eno Popi

Së fundmi në emisionin “Goca&Gra” ka qenë i ftuar moderatori i njohur, Eno Popi.

Mes pyetjeve të shumta, Eno u përball me pyetjen se cilën do të zgjidhte mes dy moderatoreve, Bora Zemanin apo Arbana Osmanin.

Moderatori zgjodhi Arbanën për të cilën tha se vitet e miqësisë flasin vetë.

Janë disa gjëra që janë afërmendsh. Me një njeri që vitet flasin, pyetja ndonjëherë nuk bën sens.”-tha ai.

Pavarësisht zgjedhjes së tij, Eno foli fjalë të mira dhe për Borën, ku u shpreh se është shumë bashkëpunuese dhe ia bën punën më të lehtë.

Bora është një vajzë me të cilën kisha një njohje rastësore në të shkuarën. Pikat e takimit kanë qenë shumë të rralla dhe tani na u desh të punonim ngushtësisht. Kam gjetur një njeri shumë bashkëpunues, mirëkuptues, është shumë e qartë për gjërat që bëjmë. Ku ka më mirë se të gjesh dikë që thelbësisht është e qartë me veten dhe ta bën më të lehtë bashkëpunimin.”- u shpreh ai.