E ftuar në “Zemër Luana” javën e kaluar, Melinda Ademi bëri bujë me deklaratat e saj.
Mes emrave ajo përmendi edhe Kidën, si artisten që nuk po i pëlqen stili.
Këtë deklaratë ajo e ka sqaruar përballë Meriton Mjekiqit duke zbuluar se me Kiden ndiqen në rrjetet sociale por nuk kanë ndonjë afrimitet.
“Ndiqemi me njëra-tjetrën por nuk kam pasur kurrfarë raporti me të. Kur e kam takuar, më ka takuar shumë ftohtë nuk më ka folur. Nuk ka lidhje. Si artiste më ka pëlqyer si e ka pasur stilin tani po më duket se po del jashtë vetes dhe nuk po i ka hije asaj”, shtoi tutje Ademi.