Mirëseerdhët në LOYALTHY masazh
(Loyal to the Healthy lifestyle).
Helloooo sërisht! Jemi zyrtarisht vetëm disa fundjava larg pushimeve në plazhet e bukura të jugut. Imagjinojeni pak, plazhi, dielli, kripa e detit në lëkurë, një pije e ftohtë në dorë…dhe çfarë tjetër? KOMPLEKSI JUAJ NDAJ CELULITIT?
A mundem të sqaroj diçka si fillim për të? Të gjithë lindim me celulit dhe sado e hidhur t’ju tingëllojë, do jetojmë me të gjithë jetës. “Jetoni me armikun”. Nuk ka rëndësi sa të shëndosha jemi, sa fit apo sa të dobëta, të gjitha ne kemi celulit apo strija, në sasira të ndryshme. Duajeni trupin tuaj, por me këtë se kam fjalën ta pranoni ashtu siç është sikur nuk mund ta ndryshoni për më mirë. Punoni për mirëqenien tuaj fizike, sepse kjo e fundit është e para që ndikon në atë mendore. Jeni YJE të gjitha mi vajza, ju dhe celuliti juaj.
Më poshtë po ju shpjegoj disa fakte interesante të bazuara në shkencë…
Si mbiu ky celulit në trupin tonë?
Celuliti (Gynoid-lipodystrophy) është një pamje që lëkura merr në formë gungash sipërfaqësore (në dukje dhjamore) që ngjasojnë me lëkurën e një portokalli. Ai gjendet në 98% të trupave të femrave. Ai formohet nga ndryshimet e strukturave të qelizave dhjamore me indet lidhëse që shtrihen poshtë sipërfaqes suaj të lëkurës. Këto ndryshime bëjnë që qelizat tuaja dhjamore të zmadhohen e të shtyhen drejtë indeve lidhëse të lëkurës. Më së shumti është prezent tek femrat me tendencë formimi në zonat e kofshëve, vitheve dhe barkut. Ashtu siç kemi thënë dhe më parë, trupat tanë janë të ndryshëm, ja pse dhe sasia e celulitit tek njerëzit ndryshon dhe ndahet në katër shkallë:
Grada 0 – Pa celulit. masazh
Grada 1 – Lëkura e lëmuar, por lëkura e portokallit arrin të duket vetëm gjatë qëndrimit ulur masazh
Grada 2- Lëkura tregon celulit dhe gjatë qëndrimit në këmbë dhe ulur. masazh
Grada 3 – Lëkura tregon celulit dominant me gropa dalluese nëpër zona dhe gjatë qëndrimit në këmbë.
Sidoqoftë, arsyeja PSE formohet është ende e pa shpjeguar saktësisht. Studimet kanë treguar se faktorët kryesorë që ndikojnë në to janë hormonet, gjinia, jetesa dhe inflamacioni. Por, gjithashtu dhe mosha, sensibiliteti genetik dhe forma trupore luajnë një rol me rëndësi.
Si ta reduktojmë celulitin?
A mund ta kurojmë e ta zhdukim nga trupi ynë një herë e mirë? Absolutisht jo, më vjen keq, ja pse duhet të jemi optimist për këtë të fundit. Ama, gjithmonë mund të bëjmë më mirë për veten , në mënyrë që të ndihemi akoma dhe më mirë.
Diçka që të gjitha ne mund të ndihmojmë veten çdo ditë duke reduktuar celulitin është ajo që dëgjojmë kudo: një dietë e pastër dhe një jetë më aktive. Por më saktësisht: Dieta e pasur në yndyrë, sasi të larta kripe dhe konsumimi i ushqimeve me nivel të lartë të preservatives , janë shkaktarë për formimin e vazhdueshëm celulitit.
Ndërsa përsa i përket jetesës: të qenurit jo-aktivë më shumë seç duhet, konsumimi në masë i alkoolit, si dhe kur nuk e hidratoni mjaftueshëm trupin tuaj.
Por, ka dhe mënyra të tjera ku ne vajzat shpesh herë i referohemi salloneve klinikave për pak ndihmë. Sepse në fund të fundit, çdo gjë ka një ekspert.
Për këtë çështje, e vetmja mënyrë që do ju bëjë punë është VETËM masazhi anti-celulit. Harrojini trajtimet me baltë, kapsulat, kremrat anticelulit sepse të gjitha janë budallalliqe që do ju harxhojnë paratë e kohën tuaj të çmuar. masazh
Pse? J’ua shpjegova më lartë se si është i formuar celuliti poshtë sipërfaqes së lëkurës suaj, dhe se vetëm masazhi i fortë do arrijë të rregullojë disi format e çrregullta të qelizave dhjamore me indet lidhëse në lëkurë. Si mendoni se një lyerje me baltë apo një krem do arrijë ta bëjë këtë me magji?!
Por, hilja këtu është tek fjala “masazh”, sepse vetëm relaksues që nuk është. Po ju paralajmëroj, nëse hyni kësaj valleje dua të përgatiteni për të ndjerë ca dhimbje të mira dhe të tregoni sa të forta jeni vërtetë ndaj shtypjeve dërrmuese. Por hej, kur ka qenë ndonjëherë bukuria pa vuajtje? Gjithsesi, nuk krahasohet me asgjë keni bërë deri tani për bukurinë. (vetëm në qoftë se i keni hyrë ndonjë operacioni pastaj…)
Çfarë të kemi parasysh para masazheve anti-celulit?
Masazhi do bëjë të mundur reduktimin e celulitit në aparencë duke: masazh
· Rishpërndarë qelizat dhjamore.
· Përmirësuar qarkullimin e gjakut në lëkurë (që ishte shkaktarë)
· Drenazhin e lëngjeve të tepërta të trupit
· “Mbushur gungat” që celuliti formon në lëkurë.
– Sidoqoftë, celuliti juaj nuk do të zhduket përgjithmonë dhe rezultatet e mira që do të merrni nga ky trajjtim nuk do zgjasin shumë, por mjaftueshëm për një sezon veror. Por kjo varet dhe nga mirëmbajtja juaj. masazh
– Sigurohuni të zgjidhni një estetiste me eksperiencë, sidomos nëse keni nevojë për shumë trajtim, pasi në të kundërt do të ishte një energji e kohë e çuar dëm. masazh
– Kjo e fundit do ju përcaktoj numrin e seancave që do ju duhen për të parë rezultatet në varësi të trupit tuaj. Mos bëni asnjëherë më pak seç ju sugjeron ekspertja pasi në të kundërt harrojeni të keni rezultat me celulitin me “gjysmë pune”. masazh
– Kujtohuni gjithmonë se çdo gjë kërkon durim, si gjatë proçesit, ashtu edhe për të parë rezultatin. Çdo gjë shihet qartë 1-2 javë maksimumi pasi lëkura juaj ka rënë në qetësi pas masazheve. masazh
– Sikurse ju thashë që masazhi është i fortë përgatituni të keni dhe disa të nxira të lehta në trup. Ja pse do e rekomandoja gjithmonë të paktën një muaj para verës. Ky është momenti perfekt përshembull (Muaji MAJ). masazh
Si mbyllje dua sërisht të theksoj atë që kam shkruar më lartë… Duajeni veten dhe trupin ku ju jetoni. Ta doni atë nuk do të thotë të mos bëni më mirë apo të mos përkujdeseni për të sa duhet. Po ashtu dhe të mos e tejkaloni këtë deri në pikën ku mos t’ju lejojë më të arrini ta shihni vërtet si është dhe të doni të ishit dikush tjetër. Gjithë kjo “luftë” mendore vetëm prej rrjeteve sociale dhe “shembujt” e tyre. Më vjen mirë që të paktën koha po kalon dhe akoma dhe më shumë influencuesit po përkrahin tema si celuliti, duke i thënë ndjekësve se s’ka asgjë të keqe të kesh. masazh
Sepse vërtetë NUK KA! masazh
Mendoni vërtet se Kim Kardashian apo Bella Hadid do hedhin në Instagramin e tyre një foto ku nuk do e editonin celulitin e tyre? Por sërisht mbetet në trupin dhe tonin e tyre. masazh
“There is no shortcut. It takes time to build a better, stronger version of yourself.”