Maluma flet per here te pare pas performances se djeshme ne Tirane: “Medalja shkon per Shqiperine”

Maluma ka mbajtur koncertin e shumë pritur në Shqipëri duke mbledhur mijëra persona në Sheshin Nënë Tereza.

Artisti që para ardhjes në Tiranë është shprehur se nuk dinte për Shqipërinë, ka mbetur i magjepsur nga publiku shqiptar dhe pritja që iu bë mbrëmë.

Ditën e sotme ai ka publikuar pamje nga koncerti ku shprehet:

‘’Medalja shkon për Shqipërinë’’

 

Si duket artisti i njohur latin ka ngelur pa fjalë nga publiku shqiptar dhe siç është shprehur dje kjo ishte hera e parë e tij në vendin tonë por do të donte të vinte edhe herë tjera gjithmonë që shqiptarët do ta duan.