Largimi i bujshëm nga Bledi Mane me deshirë, para se të jepej rezultati i votave, ishte i papritur si për banorët por dhe për publikun.
Bledi deklaroi se nuk dëshironte të rrinte për të ndarë një cift. Por cfarë ka ndodhur sot?
Sipas burimeve të “Revista Ora”, në Top Channel ka patur një përplasje të fortë mes regjisorit Eduart Grishaj dhe pronares së TCH, Lori Hoxha.
Lori kërkonte ndarjen e ciftit, në mënyrë që loja të kishte më shumë forcë dhe dinamikë, pra largimin e Kiares.
Nga ana tjetër, po i njëjti burim shton se Eduarti ka kërkuar medoemos largimin e Bledit, pasi publiku dëshiron të shikojë Kiarën dhe Luizin, pasi kështu loja do të dukej më e besueshme për publikun
Në këtë mënyrë, Bledi, për të qetësuar disi situatën, mori vendimin për t’u larguar si hero që nuk ndan cifte.