Mozzik dhe Loredana padyshim janë çifti më i përfolur shqiptar që vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe kaq kohë pas ndarjes së tyre.
Pak ditë pas këngës që u mor si thumb ndaj reperit, Loredana ka qenë në një live-stream me një personazh gjerman, i cili e ka “ngacmuar” për lidhjen e saj me Mozzik.
“Shpresoj të kthehesh prap me Mozzik”– i tha ai, por reperja ia ktheu: “Kjo nuk ishte pytje, por urdhër!”
Më tej, ai tha: “Mozzik është djalë i mirë!”, të cilës ajo iu përgjigj: “Meqë po e thua ti”, duke lënë vend për interpretim dhe më pas kur u pyet nëse është një njeri i mirë apo jo, Loredana u përgjigj: “Normal që është njeri i mirë, prandaj kam qenë me të për disa vite!”