Së fundmi një ndër të ftuarit në “Wake Up” ka qenë Ledion Lico, i cili ka folur edhe për “Big Brother VIP”.
Ai tha se muajin e parë e kishte ndjekur në detaje dhe ishte fiksuar. Edhe pse e pranoi se e ka një të preferuar, Ledioni vendosi mos të na zbulojë asnjë emër.
“Absolutisht e kam ndjekur! Muajin e parë pata një periudhë fiksimi, edhe pse janarin e filluam të gjithë si lehtshëm. Muajin e parë e gjeja veten si kufomë përpara një ekrani, e shikoja edhe gjëra të vogla, larjen e enëve nga dikush. Është fiksues, është i pashmangshëm. Unë pastaj vendosa me kast, sepse të merr kohë. “Big Brother”-in e sheh si tifoz”.- u shpreh Ledioni, ndërsa po ashtu zbuloi se ka një të preferuar nga banorët, por nuk preferoi t’ja zbulonte emrin. Me shumë gjasë do ta marrim vesh, pasi të përundojë formati.
Ndërkohë, nga ana tjetër Lico ka zbuluar edhe një surprizë që i pret banorët, por edhe publikun këtë fundjavë, duke bërë edhe një batutë:
“Këtë fundjavë, ditën e diel, ata të Big Brother-it do të bëjnë një program radiofonik nga shtëpia e Big Brother-it. Që do të dëgjohet në Top Albania Radio. Ata do të jenë në një test për të parë nëse Wake Up-in vitin që vjen do e keni prapë ju.